Pėr KPM-nė
Kėshilli i KPM-sė
Zyra e Shefit Ekzekutiv
Bordi i Ankesave pėr Media
Legjislacioni
Licencimi
 
 

 

Raport mbi Strategjitė pėr ri-licencimin dhe digjitalizimin
 
Na kontaktoni

Zyra e Komisionit të Pavarur për Media

Rr.Gazmend Zajmi  
Nr. 1 / Prishtinë
Kosovë

tel   038/245-031
fax  038/245-034
info@imc-ko.org
KĖSHILLI I KPM—sė PEZULLON 6 LICENCA TRANSMETIMI

Prishtinë 25 janar 2010

Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media më 5 nëntor 2009, në takimin e tij të 31-të të mbajtur me 30 tetor 2009 ka shqyrtuar rastin e Operatorit Kabllor (OK) N.SH.T Digit si dhe rastet e katër Ofruesve të Shërbimeve Programore (në ndërkohë sqarojmë se OSHP Business Channel ka ardhur në pajtueshmëri me nenin 6.1 të vendimit 2007/05 dhe 2008/01 duke paguar taksen për licencë) dhe TV stacionit lokal Men, të cilët  kanë vepruar në kundërshtim më Nenin 6 “Mënyra e pagesë se taksës”, respektivisht nenit 6.1 të Vendimit 2007/05 dhe 2008/01 të Këshillit të KPM-së për Nivelin, Mënyrën e Përcaktimit të Pagesës të Taksës për Licencë.

Këshilli i KPM-së ka vendosur që për shkeljet e bëra palëve përgjegjëse t’u shqiptohet sanksioni me suspendim të licencës për një muaj dhe është kërkuar që brenda kësaj periudhe të bëjnë pagesën e taksës për licencë. Brenda afatit ligjor të përcaktuar nga  Këshilli i KPM-së nuk është paraqitur ankesë ndaj këtyre vendimeve, dhe nuk është kryer pagesa e taksës për licencë, kështu që Këshilli i KPM-së në takimin e datës 30 dhjetor 2009, urdhëroj që suspendimi të fuqizohet për këto subjekte:

Televizioni lokal TV MEN
Operatori Kabllor N.SH.T Digit
Ofruesi i Shërbimeve Programore Infinit TV
Ofruesi i Shërbimeve Programore Zero TV
Ofruesi i Shërbimeve Programore Ziko TV
Ofruesi i Shërbimeve Programore Ziko TV 2 

Zyra e Komisionit të Pavarur për Media tashmë ka njoftuar të licencuarit e lartpërmendur se  licencat e tyre suspendohen për periudhën kohore prej 20 janar 2010 deri me 20 shkurt 2010 dhe brenda këtij afati duhet të kryejnë në tërësi pagesën e taksës për licencë. Në të kundërtën dështimi për të qenë në pajtueshmëri me vendimin e Këshillit të KPM-së do të rezultojë me revokim të licencës nga Këshilli i KPM-së.

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA



 

 

 

 

 
 
Lajmet e KPM-sė
 E-mail:
  Regjistrohuni  
Misioni ynė
KPM-ja
PROMOVON zhvillimin e njė tregu tė shėndoshė medial qė u shėrben tė gjithė njerėzve tė Kosovės;  

INKURAJON profesionalizmin nė rradhėt e gazetarėve, menaxherėve dhe pronarėve tė mediave;

MBRON lirinė e shprehjes, shumėllojshmėrinė e mendimit, qasjen nė informata pėr gazetarė dhe publikun, si dhe interesin e shfrytėzuesve tė mediave dhe operatorėve sipas sundimit tė ligjit.
 

Optimized resolution 800x600

©
TMC