 |
Zyra e Komisionit të Pavarur për Media Rr.Gazmend Zajmi Nr. 1 / Prishtinë Kosovë tel 038/245-031 fax 038/245-034
|
| info@imc-ko.org |
|
|
|
RTK TĖ RESPEKTOJĖ RREGULLOREN PĖR KOMUNIKIME KOMERCIALE AUDIOVIZUALE NGA DATA 15 JANAR 2010
Prishtinë, 8 janar 2010
Për shkak të vështirësive rreth financimit të transmetuesit publik (RTK) që rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të RTK-së, më 18 nëntor 2009 Këshilli i KPM-së kishte marrë vendim që afatin e hyrjes në fuqi të Rregullores për Komunikimet Komerciale Audiovizuale më datë 28 nëntor 2009, ta shtyj deri më 1 janar 2010.
Pas datës 1 janar 2010 kur edhe ka hyrë në fuqi rregullorja në fjalë, KPM ka monitoruar programet e RTK-së dhe ka vërejtur se transmetuesi publik RTK është duke transmetuar reklama në kundërshtim të plotë me Rregulloren për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
Në takimin e Këshillit të KPM-së të mbajtur më 8 janar 2010, është vendosur unanimisht që data 15 janar 2010 të jetë një afat shtesë dhe i fundit për RTK-në, që transmetimin e reklamave ta bëjnë në pajtueshmëri me Rregulloren për Komunikimet Komerciale Audiovizuale e cila tanimë veç është në fuqi. Në të kundërtën, dështimi për të respektuar këtë rregullore, do të rezultojë me masa ligjore ndaj RTK-së.
Të gjitha rregulloret e KPM-së të cilat janë në fuqi do të respektohen njësoj, si nga transmetuesit privat komercial po ashtu edhe nga transmetuesi publik, siç është RTK.
KPM mbështetë çdo veprim tjetër që siguron qëndrueshmërinë financiare dhe pavarësinë editoriale të transmetuesit publik me qëllim që RTK të dallohet nga transmetuesit komercial privatë dhe të ketë karakter të transmetuesit publik duke qenë në shërbim të plotë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA |
|
|
| |
| |
|
| |
|
Optimized resolution 800x600
|
|
|
|
©
TMC
|
|