Pėr KPM-nė
Kėshilli i KPM-sė
Zyra e Shefit Ekzekutiv
Bordi i Ankesave pėr Media
Legjislacioni
Licencimi
 
 

 

Raport mbi Strategjitė pėr ri-licencimin dhe digjitalizimin
 
Na kontaktoni

Zyra e Komisionit të Pavarur për Media

Rr.Gazmend Zajmi  
Nr. 1 / Prishtinë
Kosovë

tel   038/245-031
fax  038/245-034
info@imc-ko.org
PROCESI PĖR NOMINIME PĖR ANĖTARĖ TĖ KĖSHILLIT TĖ KPM-sė ĖSHTĖ PĖRMBYLLUR

Prishtinë, 29 dhjetor 2009

Mandati dyvjeçar i dy anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) nga shoqëria civile përfundon më 14 mars 2010. Sipas Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetim, përkatësisht Nenit 4.4 b), Shefi Ekzekutiv i KPM-së, obligohet të kërkojë nominime për zgjedhjen e dy (2) kandidatëve të rinj nga shoqëria civile tre muaj para skadimit të mandatit të tyre. Gjithashtu sipas Ligjit të KPM-së Zyra e Shefit Ekzekutiv obligohet që t’i dërgojë Komisionit Ad Hoc të Kuvendit të Republikës së Kosovës një listë me emrat e katër të nominuarve më të kualifikuar për dy pozitat që duhet të plotësohen në Këshillin e KPM-së.

Ndërsa Nenit 4.4 a përcakton “Anëtarët vendor të propozohen nga individët dhe organizatat me vendbanim ligjor në Kosovë duke përfshirë por pa u kufizuar në asociacionet e regjistruara të gazetarëve dhe organizatat joqeveritare të përfshira në sferën e mediave, mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe të të drejtave të njeriut si dhe përfaqësuesit nga akademia dhe komuniteti juridik, duke e respektuar përfaqësimin gjinor dhe atë të komuniteteve në Kosovë”.

Ftesa për nominime për anëtarë të Këshillit të KPM-së është shpall më 25 nëntor 2009 dhe afati për nominime ka përfunduar dje, më 9 dhjetor 2009. Janë pranuar vetëm 4 nominime. 

Në mungesë të nominimeve të mjaftueshme për anëtarë të Këshillit të KPM-së Zyra e Shefit Ekzekutiv ka vazhduar edhe për dy javë procesin e nominimit për anëtarë të Këshillit të KPM-së.

Afati I dytë shtesë për nominimet ka qenë prej 11 deri më 28 dhjetor  2009, ku janë pranuar  edhe 4 nominime shtesë, pra gjithsejtë numri i kandidatëve të nominuar është tetë (8) kandidatë të nominuar.

Komisioni i Pavarur për Media i mirëpret komentet publike deri me datë 25 janar 2010 ora 16:00 lidhur me kandidaturat e nominuara për anëtarë të Këshillit të KPM-së.

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA



 

 

 

 

 
 
Lajmet e KPM-sė
 E-mail:
  Regjistrohuni  
Misioni ynė
KPM-ja
PROMOVON zhvillimin e njė tregu tė shėndoshė medial qė u shėrben tė gjithė njerėzve tė Kosovės;  

INKURAJON profesionalizmin nė rradhėt e gazetarėve, menaxherėve dhe pronarėve tė mediave;

MBRON lirinė e shprehjes, shumėllojshmėrinė e mendimit, qasjen nė informata pėr gazetarė dhe publikun, si dhe interesin e shfrytėzuesve tė mediave dhe operatorėve sipas sundimit tė ligjit.
 

Optimized resolution 800x600

©
TMC