ME TAKIMIN E 33-TĖ ME RADHĖ KĖSHILLI I KPM-SĖ PĖRMBYLLI VITIN 2009
Prishtinë 30 dhjetor 2009 Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media mbajti takimin e fundit për vitin 2009, të 33-tinë me radhë, ku pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit mori vendim të licencoj tri Ofrues të Shërbimeve Programore: Të gjithë kandidatët e paraqitur më lartë kanë plotësuar kriteret për t’u pajisur me licencë të KPM-së për këtë lloj veprimtarie. Gjithashtu Këshilli miratoi kërkesën e pronarit të Radio Megavox për ndryshimin e pronësisë të këtij radio stacioni për të kaluar në pronësi të Radio Energji. Këshilli i KPM-së vendosi të ndryshojë emrin e radio dhe TV stacionit RTV YENI DONEM , ku sipas kërkesës së pronarit të këtij subjekti transmetues të ndryshohet në ”RTV Ballkan”. Me rekomandimin e Zyrës së Shefit Ekzekutiv Këshilli i KPM-së vendosi që operatori kabllor “Kujtesa Net”, në bazë të gjetjeve për shkelje të së drejtës së autorit, respektivisht për shkeljen e nenit 2.1.1 dhe 2.1.3, të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës së KPM-së, të sanksionohet me gjobë në shumë prej 40 mijë euro (Vendimi). Sa i përket aplikacioneve të subjekteve transmetuese të cilat kanë pasur kërkesa për zgjerim, Këshilli i KPM-së kërkoi nga zyra e Shefit Ekzekutiv të vazhdohet me vlerësimin e tyre dhe t’u lejohet zgjerimi i atyre rasteve ku nuk paraqiten pengesa teknike dhe pengesa sipas planit frekuencorë. Në fund të takimit Këshilli i KPM-së mbajti konferencë për media ku kryetarja e Këshillit z. Argjentina Grazhdani prezantoj punën e KPM-së gjatë vitit 2009 e cila tha se 95% e detyrave që i ka parashtruar vetes KPM-ja i ka përmbushur. Ajo tha se objektiv kryesor i KPM-së për vitin e ardhshëm mbetet përgatitjet për procesin e kalimit nga sistemi analog në atë digjital. KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA |