 |
Zyra e Komisionit të Pavarur për Media Rr.Gazmend Zajmi Nr. 1 / Prishtinë Kosovë tel 038/245-031 fax 038/245-034
|
| info@imc-ko.org |
|
|
|
Licencimi
Në formulimin e politikave dhe procedurave të licencimit, Komisioni i Pavarur për Media zbaton standardet evropiane për rregullimin e transmetimit të paanshëm. Rregullat e licencimit janë bërë për t'u siguruar që secili subjekt transmetues i shërben interesit të gjerë publik, zbaton disa kërkesa të profesionalizmit dhe nuk ndërhyn në transmetimin e subjekteve tjera transmetuese. KPM-ja licencon mediat elektronike. Sipas Ligjit të KPM-së, KPM-ja ka autoritetin për të filluar rregullimin e operatorëve Kabllorë. :: Çka është Licenca për Transmetim? Licenca transmetuese është kontratë formale në mes të autoritetit rregullativ dhe një radio apo televizioni, e cila i lejon subjektit transmetues shfrytëzimin e një pjese të spektrit të frekuencave. Për arsye se frekuencat janë burime publike të limituara, subjekti transmetues nuk mund ta zotëroj apo ta shesë frekuencën. Licenca transmetuese jepet përkohësisht për të përdorur frekuencën sipas kushteve të caktuara. Licenca është më tepër se vetëm një vërtetim që jep autorizim për të transmetuar, ajo cakton tri lloje të kushteve: • rregullat e përgjithshme të operimit që aplikohen për të gjitha subjektet transmetuese; • kushtet teknike të veçanta për secilin subjekt transmetues, siç janë frekuencat për t'u përdorur, niveli i fuqisë dhe lokacioni i transmetuesve; • formati i programit, i veçantë për secilin subjekt transmetues. :: Licencat për Transmetim të KPM-së Licencat e tanishme të KPM-së janë dokumente të përkohshme. Ato nuk kanë datë të caktuar të skadimit.Licencat e transmetimit të lëshuara nga Komisioneri i Përkohshëm për Media janë të vlefshme deri në momentin e lëshimit të licencave të reja afatgjate në pajtueshmëri me Ligjin për KPM-në dhe Transmetimin. Licencat e Transmetimit të KPM-së, përfshirë edhe ato për transmetuesit digjital e kabllorë, do të jenë të vlefshme për një periudhë shtatë-vjeçare për radio-stacione dhe dhjetë vjeçare për televizione. Pakoja e Licencimit të KPM-së përbëhet nga: Memorandum shpjegues Dëshmia e pronësisë Çertifikata e Licencës Pjesa 1 - Kushtet dhe termet e përgjithshme Pjesa 2 - Kushtet dhe termet teknike Pjesa 3 - Programi Pjesa 4 - Zona e mbulimit e licencës e paraqitur në hartë I licencuari - bartësi i licencës - mund të jetë një individ, një organizatë jo fitimprurëse, apo një kompani private. Sikurse të gjithë rregullatorët, KPM-ja ka caktuar Kualifikimet për licencë të cilat kandidatët duhet t'i përmbushin në mënyrë që të konsiderohen për të marrë licencë. Informatat për subjekteve transmetuese aktualisht të licencuar janë në dispozicion te Adresari Kryesor i subjekteve transmetuese të KPM-së. :: Shkeljet e Licencës Nëse një subjekt transmetues shkel Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetim, kushtet e licencës së vet apo cilëndo Rregullore të KPM-së, atëherë KPM-ja ka autoritetin që të ndërmarrë një numër masash disiplinore, prej vërejtjeve formale deri tek sanksionet financiare. Në raste të jashtëzakonshme, KPM-ja mund të suspendojë apo të anulojë licencat transmetuese. Procesi është i përshkruar në faqen Ankesat. :: Historiati i Licencimit të KPM-së Licencat e para të Komisionerit të Përkohshëm për Media janë lëshuar në fillim të vitit 2001. Prej muajit shtator deri në muajin dhjetor të vitit 2000, subjektet transmetuese kanë punuar me një sistem të përkohshëm të Autorizimit Special për Transmetim. Në nëntor të vitit 2001, KPM-ja bëri ftesë për një raund tjetër të aplikacioneve, për të cilat u dhanë licencat në mars të vitit 2002. Sidoqoftë, që nga viti 2003 Komisioneri i Përkohshëm për Media ka aplikuar një moratorium për dhënien e licencave të tjera. Licencimi i shumë stacioneve do të mund të copëtonte tregun e reklamimit, duke bërë që shumë stacione të konkurrojnë për shumë pak reklamim dhe duke rritur rrezikun e dështimit financiar në mesin e stacioneve ekzistuese. Prandaj, Komisioneri i Përkohshëm për Media preferoi që vendimet e ardhshme për licencim t'ia lë Komisionit të Pavarur për Media. Në dhjetor të vitit 2003, Komisioneri i Përkohshëm për Media lëshoi një deklaratë shtypi mbi politikat e reja përjashtimet e kufizuara të moratoriumit: stacionet multietnike dhe ato që transmetojnë për komunitetet që cilëve u mungojnë mediat lokale. Periudha e aplikimit për licenca të veçanta është mbyllur me 30 qershor 2004. Kjo rezultoi me dhënien e disa licencave të reja. (lajmi për amendamentin, 30 dhjetor 2005) Ju lutemi të kini parasysh se deri në fazën e ri-licencimit, Komisioni i Pavarur për Media nuk do të pranojë aplikacione për licenca të reja transmetimi. |
|
|
| |
| |
|
| |
|
Optimized resolution 800x600
|
|
|
|
©
TMC
|
|