Bordi i Ankesave pėr Media
Bordi i Ankesave për Media është organ i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të saj. Ai gjykon ankesat e palëve që drejtpërdrejtë i nënshtrohen vendimit për sa i përket: a. dhënies, refuzimit, mos-ripërtёrirjes ose revokimit të lejes transmetuese; b. vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike; c. shqiptimit të sanksioneve; dhe d. çështjeve tjera të ngjashme që mbështeten në urdhëresat administrative dhe rregulloren. Bordi i Ankesave për Media mund të përkrahë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të Këshillit të KPM-së që ka të bëjë me ankesën. Më 6 shkurt 2007, në pajtim me Ligjin e KPM-së, është themeluar Bordi i ri i Ankesave për Media. Bordi është i përbërë prej një anëtari ndërkombëtar, Prof. Dr. Wolfgang Benedek, president i Bordit, dhe dy anëtarëve vendorë: gjyqtari Anton Nokaj dhe gjyqtari Avdi Dinaj. Bazuar në nenin 22 të Ligjit të KPM-së, dy anëtarët vendorë të BAM janë caktuar nga Gjykata Supreme e Kosovës dhe emëruar nga Kuvendi i Kosovës pas kërkesës publike të nominimeve nga Këshilli, derisa anëtari ndërkombëtar, është emëruar si Kryetar i Bordit për Ankesa nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, duke u bazuar në rekomandimet e bëra nga Zëvendësi i Përfaqësuesit Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Ndërtime të Institucioneve. Bordi i ri i Ankesave për Media miratoi Rregullat e Procedurës më 7 maj 2007. |