 |
Zyra e Komisionit të Pavarur për Media Rr.Gazmend Zajmi Nr. 1 / Prishtinë Kosovë tel 038/245-031 fax 038/245-034
|
| info@imc-ko.org |
|
|
|
Zyra e Shefit Ekzekutiv
Shefi Ekzekutiv Shefi Ekzekutiv emërohet nga Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media. Shefi Ekzekutiv është përgjegjës për të gjitha aspektet menaxheriale të Zyrës së Shefit Ekzekutiv në pajtim me politikat e përcaktuara nga Këshilli dhe brenda kornizës së buxhetit të caktuar nga ligji i KPM-së. Shefi Ekzekutiv drejton veprimet e përditshme të Zyrës së Shefit Ekzekutiv dhe është përgjegjës për menaxhimin financiar të KPM-së. Vendim për delegimin e përgjegjësive te Shefi Ekzekutiv Departamenti i Rregullimit të Transmetimit Departamenti i Rregullimit të Transmetimit mbikëqyr aktivitetet e përgjithshme të KPM-së duke koordinuar punët e divizionit Ligjor, Licencimit, Monitorimit/Pajtueshmërisë dhe Menaxhimit Frekuencor. Ofron mbështetje dhe këshilla për Shefin Ekzekutiv për të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me licencimin, zbatimet dhe zhvillimet e politikave rregullative të KPM-së. Mbikëqyr zhvillimet e politikave dhe procedurave rregullative të transmetimit dhe koordinon zhvillimet profesionale të personelit brenda Departamentit Rregullativ. Divizioni i Licencimit Divizioni i Licencimit udhëheq konkursin e licencimit për licenca transmetimi të reja dhe punon ngushtë me subjektet transmetuese ekzistuese në çështjet që kanë të bëjnë me pajtueshmërinë me kushtet e licencave të tyre. Divizioni i Licencimit bashkëpunon me Divizionin Teknik, Ligjor dhe Monitorues të KPM-së për të zgjidhur problemet e interferencave në mes subjekteve transmetuese dhe në rishqyrtimin e kërkesave prej subjekteve transmetuese për të ndryshuar licencat e tyre. Për më shumë informata, vizitoni seksionet tona mbi Legjislacioni dhe Licencimi. Divizioni Ligjor Divizioni Ligjor këshillon KPM-në në të gjitha çështjet ligjore që kanë të bëjnë me licencimin, ankesat prej publikut dhe përgatitjen e rregullave dhe udhëzimeve të reja për subjektet transmetuese. Divizioni Ligjor përgatit rastet sanksionuese dhe këshillon KPM-në në të gjitha seancat ligjore. Divizioni Ligjor gjithashtu shërben si këshillë i përgjithshëm i KPM-së, në këshillimet administrative si dhe në çështjet rregullative. Për më shumë informata për rastet e kaluara të KPM-së, vizitoni seksionin tonë në Vendimet. Divizioni i Monitorimit Divizioni i Monitorimit dhe Pajtueshmërisë monitoron mediat elektronike dhe periodikisht viziton subjektet transmetuese për të siguruar pajtueshmërinë me rregulloret e KPM-së dhe për të ndihmuar KPM-në që më mirë të kuptoj problemet dhe shqetësimet e subjekteve transmetuese. Monitoruesit e KPM-së pranojnë ankesa prej publikut dhe i shqyrtojnë ato në konsultim me Divizionin Ligjor, Teknik dhe të Licencimit në mënyrë që të këshillojnë Shefin Ekzekutiv për çfarëdo veprimi rregullativ që mund të kërkohet dhe gjithashtu mund të inicioj ankesë të vet ex-officio. Për të mësuar më shumë si paraqiten dhe hulumtohen ankesat, vizitoni Ankesat. Divizioni Teknik Divizioni i Menaxhimit Frekuencor cakton parametrat e transmetimit për secilin subjekt transmetues, përfshirë frekuencat, fuqinë e sinjalit dhe lokacionin e antenës. Duke përdorur programe planifikuese të sofistikuar të frekuencave, Divizioni i Menaxhimit Frekuencor harton hapësirën e mbulimit të secilit subjekt transmetues në një hartë shumë të saktë topografike të Kosovës për të siguruar që secili radio stacion apo televizion mund të mbuloj hapësirën e vet të licencuar pa i penguar subjektet tjera transmetuese. Ky Divizion po ashtu kryen veprime monitoruese në terren për të verifikuar pajtueshmërinë e subjekteve transmetuese me kushtet teknike të licencave të tyre. Departamenti i Administratës Departamenti i Administratës është përgjegjës për të gjitha çështjet financiare, të personelit, logjistikës dhe prokurimit në KPM, përfshirë menaxhimin e buxhetit të saj (që rrjedh prej Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës). |
|
|
| |
| |
|
| |
|
Optimized resolution 800x600
|
|
|
|
©
TMC
|
|