Pėr KPM-nė
Kėshilli i KPM-sė
Zyra e Shefit Ekzekutiv
Bordi i Ankesave pėr Media
Legjislacioni
Licencimi
 
 

 

Raport mbi Strategjitė pėr ri-licencimin dhe digjitalizimin
 
Na kontaktoni

Zyra e Komisionit të Pavarur për Media

Rr.Gazmend Zajmi  
Nr. 1 / Prishtinë
Kosovë

tel   038/245-031
fax  038/245-034
info@imc-ko.org
Kėshilli i KPM-sė

Këshilli i KPM-së, i përbërë prej shtatë (7) anëtarë prej të cilëve pesë (5) janë anëtarë vendor të Kosovës ndërsa dy (2) janë anëtarë ndërkombëtar, është organ vendim-marrës. Katër anëtarët vendor janë nominuar nga Shoqëria Civile dhe një nga Kuvendi i Kosovës. Të gjithë këta janë emëruar nga Kuvendi i Kosovës. Dy anëtarët ndërkombëtar janë emëruar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.
Këshilli drejton Komisionin lidhur me çështjet strategjike që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit të KPM-së. Këshilli nxjerr akte, instruksione, politika dhe detyra që janë të nevojshme për funksionim efektiv të Këshillit. Bazuar në këshilla dhe rekomandime nga Zyra e Shefit Ekzekutiv, Këshilli lëshon licencat dhe bënë përtrirjen e tyre, duke iu dhënë entiteteve të autorizuar të drejtën për përdorim të frekuencës në Spektrin Frekuencor të Transmetimit, si dhe ka të drejtën të shqiptoj sanksione për shkelje të rregulloreve të komisionit apo shkelje të kushteve të licencës.

Që nga muaji gusht 2007 e deri në mars 2008 Këshilli i KPM-së ka qenë i pakompletuar.

Sqarim:
Bazuar në Ligji i KPM-së, Neni 4.4 b

“Inicimin e procedurës për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile e bën Shefi Ekzekutiv, duke publikuar një ftesë jo më vonë se tre (3) muaj para skadimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile”. 

Sipas Ligjit të KPM-së nga Shefi Ekzekutiv është iniciuar procedura për emërimin e         dy anëtarëve të Këshillit me 10 prill 2007, procedurë e cila ka përfunduar me 9 maj 2007.

Me 14 qershor 2007 nga KPM-ja  janë dërguar emrat në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës me 17 shtator ka themeluar Komisionin Ad-Hoc.

Dy anëtarët e rinj janë emëruar nga Kuvendi i Kosovës më 14 mars 2008


Përbërja e Këshillit të KPM-së në periudhën nga 28 gushti 2006 deri më 28 gusht 2007

Sqarim:
Bazuar në Ligji i KPM-se, Neni 5

“Kohëzgjatja e emërimeve në Këshill”

“Mandati i anëtarëve ndërkombëtarë në Këshill do të jetë si vijon:
a. mandati fillestar i njërit prej anëtari ndërkombëtar është tetëmbëdhjetë (18) muaj;
b. mandati fillestar i anëtarit tjetër ndërkombëtar është dymbëdhjetë (12) muaj;”
“Si përjashtim nga neni 4.2 (a) i këtij ligji, mandati fillestar i dy (2) anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile është një (1) vit për secilin, që duhet të zgjidhet me short të tërhequr nga Komisioneri i Përkohshëm i Mediave në një takim publik”

Katrin Nyman Metcalf, anëtare ndërkombëtare e Këshillit të KPM-së, ka pasur mandat prej dymbëdhjetë (12) muaj. Mandati i saj ka përfunduar me 28 gusht 2007.

Isuf Berisha dhe Ilir Dugolli, anëtarë vendorë të nominuar nga Shoqëria Civile, kanë pasur mandat një vjeçar. Mandati i tyre ka përfunduar me 28 gusht 2007.



 

 

 

 

 
 
Lajmet e KPM-sė
 E-mail:
  Regjistrohuni  
Misioni ynė
KPM-ja
PROMOVON zhvillimin e njė tregu tė shėndoshė medial qė u shėrben tė gjithė njerėzve tė Kosovės;  

INKURAJON profesionalizmin nė rradhėt e gazetarėve, menaxherėve dhe pronarėve tė mediave;

MBRON lirinė e shprehjes, shumėllojshmėrinė e mendimit, qasjen nė informata pėr gazetarė dhe publikun, si dhe interesin e shfrytėzuesve tė mediave dhe operatorėve sipas sundimit tė ligjit.
 

Optimized resolution 800x600

©
TMC